Nëse nuk rinovon Donaruma, Milani ka “Planin B”

E publikuar: 29/05/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto LaPresse – Spada 21ottobre 2015 Milano ( Italia) Sport Calcio Milan – Inter Trofeo Luigi Berlusconi 2015 – ” Stadio San Siro ” Nella foto: donnarumma Photo LaPresse – Spada 21 October 2015 Milan ( Italy) Sport Soccer Milan – Inter Luigi Berlusconi Trophy 2015 – ” San Siro Stadium ” In the pic: donnarumma

Sfida kryesore e drejtuesve të Milanit gjatë afatit kalimtar të verës është rinovimi i portierit, Donaruma.

Menaxheri i 18 vjeçarit, Mino Raiola po kërkon garanci që klienti i tij të vazhdoj kontratën me kuqezinjtë.

Fassone dhe Mirabelli janë detyruar të bëjnë një “Plan B” lidhje me zgjidhjen e problemit të portierit.

Siç është raportuar nga Republika, Milani ka ofruar një kontratë 4 vjeçare deri në katër milionë euro për sezon, por në të cilin futet një klauzolë të lirimit në qoftë se skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu janë përmendur emra si Szczesny, Casillas e Marchetti që mund të zënë vendin e Donarumas nëse ky i fundit nuk pranon rinovimin. /IndeksOnline/