“Nëse e ndalë luftën për 24-orë, e pres…”- Kushti i Zelenskyt për t’u takuar me Donald Trump

E publikuar: 20/01/2024 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski thotë se është i gatshëm të pres në kqyeqytetin e vendit kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.

Por për këtë vizitë Zelensky ka vendosur një kusht. Ai i ka kujtuar ish-presidentit amerikan një deklaratë të bërë rreth dy vite më parë, kur lufta sapo kishte filluar. Trump u shpreh në shkurt të vitit 2022 se nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhe lufta do të përfundonte brenda 24 orëve.

“Nëse Trump do të vinte këto do të doja që të mbante premtimin e tij. Mua më duhen vetëm 24 minuta t’ja shpjegojë se përse kjo luftë nuk mund të ndalet pa humbjen e Rusisë”, deklaroi Zelensky në një intervistë për median ukrainase.

Zelenksy u shpreh se SHBA dhe BE duhet të kuptojnë se me presidentin e Rusisë nuk mund të ketë asnjë negociatë. Sipas tij, Putin është njeriu më pak i interesuar për paqen në Europë dhe në Botë.