“Nëse e doni futbollin, e doni edhe Messin”

E publikuar: 09/11/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se nëse e doni futbollin, ju e doni edhe yllin argjentinas të Barcelonës. Lionel Messin, teksa thekson se ndihet mirë që Argjentina ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Në fazën e hershme të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Argjentina kishte probleme dhe shumë ishin skeptik rreth kualifikimit të tyre.

Megjithatë, Argjentina arriti kualifikimin në fund falë një het-triku të shënuar nga Messi në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit.

Trajneri francez, Wenger është i kënaqur për pesë herë fituesin e Topit të Artë, pasi arriti të mbaj mbi super kombëtaren e tij në momente delikate.

“Unë jam personalisht shumë i lumtur që do ta shoh Messin duke shkuar në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Wenger për faqen zyrtare të klubit.

“Nëse e doni futbollin, doni të shikoni Messin. Nëse e doni futbollin, e doni edhe Argjentinën”.

“Ata gjithmonë kanë sulmues të klasit të lartë botëror dhe kanë gjithmonë talent”.

“Në përgjithësi, do të thosha se do të isha i trishtuar nëse Argjentina nuk do të kishte shkuar në Kupën e Botës”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/