Shkruan: Saranda R.Shala
Të rinjtë e Kosovës kanë mbetur të anashkaluar për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.Popullata e Kosovës, skajshmërisht po përballet me situata të vështira, madje edhe ekzistenciale.Vendi ynë karaterizohet si popullata më e re në Europë, rini e shëndetshme dhe e aftë për punë, por mungesa e prespektivës ka bërë që të ndihen të pasigurtë për të sotmen dhe të nesërmen e tyre.
Ëndrrat e tyre për studime,sakrificat e tyre studentore, mbeten vetëm iluzione të hidhura,pasi pjesa më e madhe, kur mbarojnë studimet themelore apo te nivelit Master,mbeten pa punë duke bredhur rrug ëve apo shkojnë të ngushëllohen nëpër kafeteritë e stërmbushura, të cila tregojnë vetëm mjerimin e një vendi.
Në vorbullën e mjerimit migjenian të një shoqërie të papërgjegjshme, papunesia sigurishtë që mbetet dhe një shqetësim i madh psikologjik.Kjo dukuri, e cila e shqetëson me vite rininë shqiptare shndërrohet gradualisht në një shoqëri krimi dhe shoqëri depresive.
Shumica prej tyre humbin motivimin dhe fillojnë gradualisht të dorëzohen nga vet jeta. Nga ky problem i rëndë social, si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, më të viktimizuarat mbetet gjinia femrore,kur shpesh u kërkohet që t’u plotesojnë punëdhënësve apo eprorëve kërkesat e ndryshme të kënaqesive seksuale.Kurse tek meshkujt ndodhë e kudnërta kushtëzohen me para.
Rast konkret për ta pare më mire, qoftë dhe vizualisht kishim kryetarin e Bashkisësë Peshkopisë,Shukri Xhelilin i cili për një vend pune i kërkoi favor seksual 20 – vjeçarës..Raste të tilla sigurisht që ka me bollëk, vetem nuk janë shfaqur.
Këto ndodhin në gjyqësor, në arsim, shëndetësi etj.Në të shumtën e rasteve një vend pune blihet me para, por në pamundësi të parave, vendi i punës këmbehet me anën seksuale. Janë dy anët më negative korruptive që kanë zënë kupolën qeveritare.
Në kuptimin e mirëqenies shëndetësore, si popullatë e dalë pas tmerrevetë luftës, është dashur ta kuptojmë seriozisht ndikimin psikologjik dhe të situatave stresogjene, që në mënyrë të organizuar të trajtohemi në frymë institucionale.
Stresi i vazhdueshëm, dorëzimi, demoralizimi, mungesa e faktorëve motivues, pritjet e gjata, shkaktojnë ankth dhe gjendje depresive, kështu rrisin dhe nxisin në nivel akoma me të lartë dhe sëmundjet e tjera.
Po ashtu gjendja ekonomike e një vendi ka dhe ndikim social. Mungesa e mjeteve financiare prek dhe vlerat kulturore të një komuniteti. Në një vend ku nuk ështe e zhvilluar kultura, shëndetësia, niveli i arsimimit, padyshim nuk mund të ketë rini të shëndoshë e as të ardhme të mirë. /Kosovarja/