Nervozohet Agim Bahtiri

E publikuar: 13/05/2015 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në ora 11:00 ka filluar mbledhja e Këshillit Organizativ i formuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, për organizimin e ceremonisë për rivarrosjen e eshtrave të patriotit të madh shqiptar, Isa Boletini.

Temë diskutimi ka qenë ideja e Qeverisë së Kosovë për varrosjen e eshtrave të Isë Boletinit në Vlorë. Mirëpo, këtë ide e ka kundërshtuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili edhe në shenjë proteste e ka lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative para pak minutash.

Kryetari Bahtiri në një prononcim për Veriu.ifo thotë se e ka lëshuar mbledhjen, duke treguar se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të mos pajtimit që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Vlorë. “Unë e kam lëshuar mbledhjen, pasi që e kam kundërshtuar ashpër në takim zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin Haki Demolli, ku kam këmbëngulur që Isa duhet të varroset në vendlindjen e tij, ashtu edhe siç ka qenë e paraparë. Mirëpo, ata insistonin që ai të varroset në Vlorë tek varri i Ismail Qemalit”, tregon Bahtiri për Veriu.info.

I pari i Mitrovicës thotë se tash do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës për ta trajtuar këtë çështje, duke insistuar që varrimi i tij të bëhet në Boletin, ashtu edhe siç ka qenë e parashikuar të bëhet me datën 10 qershor.

Veriu.info mëson se në mbledhjen e cila është ende duke vazhduar, është hedhur kjo ide për shkak se KFOR-i nuk po lejon që FSK-ja të shkoj në veri gjatë ceremonisë për varrosjen e eshtrave dhe Qeveria duke mos pasur guxim ta kundërshtoj KFOR-in dhe prej frikës se kështu do të dilte keq para opinionit, ka vendosur që eshtrat e Isa Boletinit tii varros në Vlorë.