Nëpunësja e gjykatës shikoi e befasuar, kur i sollën partnerin e prangosur i cili ‘pranoi se është fajtor që u dashurua’ dhe i propozoi martesë (Video)

E publikuar: 12/09/2018 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e zakonshme e punës, për nëpunësen e një gjykate në Mississippi të Shteteve të Bashkuara ishte shumë dramatike.

Tiffany Allison nisi të dridhej nga befasia, kur pa partnerin Brett Stidham që u paraqite me pranga, duke menduar të jetë duke u paraqitur si i dyshuar para drejtësisë, transmeton Telegrafi.

“Jam fajtor që jam dashuruar me gruan e ëndrrave të mija”, ka thënë Stidham, duke e ndryshuar tërësisht situatën në sallën e gjyqit.

Gjykatësi i ka kërkuar asaj të shkonte pranë të dashurit dhe nuk zgjati shumë, që ai të bie në njërin gju, për t’i propozuar martesë.

Më poshtë mund të shihni propozimin mbresëlënës, të cilin ai e përgatiti me stafin e gjykatës. /Telegrafi/