Nëntogerja e FSK-së Lirijona Bajraktari shpallet më e mira në trajnimin në Abu Dabi

E publikuar: 06/12/2025 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ceremonia e trajnimit ushtarak organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”.që zgjati dy muaj u mbajt të premten.

Lidhur me këtë arritje të Kosovës ka shkruar edhe ambasadori i vendit tonë në Abu Dabi, Xhabir Hamiti.

“Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Krenarë me ty, Lirijona!” – shkroi ai.

Kosova në këtë aktivitet ndërkombëtar u përfaqësua nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa Shkolla Ushtarake “Khawla Military School” vepron nën patronazhin e Sheikha Fatima bint Mubarak.