Një baba kishte mbetur me rreth njëmijë funte më pak në xhirollogarinë e tij, pasi vajza e tij nëntëvjeçare e qëlloi fjalëkalimin e tij në PayPal dhe ‘aksidentalisht’ i ka rezervuar vetes një pushim ëndrrash për në Disneyland Paris, dhe jo vetëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ian Wilson, i cili ishte në gjumë kur nxënësja Susan “filloi të zbavitej” duke përdorur telefonin e tij celular – i cili nuk ishte i mbrojtur me fjalëkalim.
Siç bëhet e ditur më tej, Susan shpenzoi rreth 400 funte në fluturime dhe një kartë hoteli, 214 funte në një udhëtim VIP-ash deri te Kulla Eifel, si dhe 391.84 funte për një tren në Disneyland dhe biletë parkingu për të nesërmen.
Ajo bëri rezervimin dhe Ian, 53 vjeç, nuk e kuptoi se çfarë kishte bërë vajza e tij deri tre ditë më vonë kur pa se paratë ishin marrë nga llogaria e tij.
Inspektori i saldimit ka thënë: “Nuk mendoj se Susan vërtet e kupton dëmin që ka bërë. Ajo tha se i vjen keq dhe premtoi se do të ndihmoj për të kthyer paratë”.
E Susan thotë se nuk ka asnjë ide se si ajo arriti të rezervojë udhëtimin.
Ajo shton: “Nuk e di se si e kam bërë këtë, por më pëlqen të bisedoj me telefonin e babait, nuk e di ku është Parisi apo çfarë është Kulla Eifel”.
Sapo e kuptoi se çfarë bëri Susan, Ian, nga Lincolnshire, telefononte Bankën e Yorkshire, Paypal dhe kompanitë e udhëtimit në një orvatje për të kthyer paratë e tij.
Megjithatë, në fillim kompanitë refuzuan të rimbursonin paratë në bazë të asaj se asnjë mashtrim nuk ishte kryer.
Por më vonë, PayPal përfundimisht e ktheu 1005 funtet si një gjest të vullnetit të mirë dhe përshkroi atë që kishte ndodhur si ‘mashtrim miqësor’.
Dhe siç edhe mund të pritej, tanimë Ian tani ka vënë një fjalëkalim në telefonin e tij për të siguruar që vajza e tij nuk mund të arrijë të bëjë gjëra të tilla aq lehtë. /Telegrafi/