Gjashtë vetura u aksidentuan ku lanë të vdekur 9 persona. Kjo ngjarje ndodhi në Las Vegas.
Autoritetet amerikane njoftojnë se shpejtësia ishte shkak i aksidentit masiv, derisa u bë e ditur se komunikacioni ishte shumë kaotik në ato momente.
“S’kemi parë aksident të tillë me kaq viktima”, ka deklaruar një gazetar në veri të Las Vegasit.
Viktimat thuhet se janë të moshës së mesme.

















