Nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe Kroacisë

E publikuar: 13/12/2024 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për vizitë në Zagreb të Kroacisë.

Sot, u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme ndërmjet dy shteteve.

Të dy vendet nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore./EO