Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se bujqësi është në vëmendjen e ekzekutivit që udhëheq ë.
“Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë, përtej kësaj edhe përmes fondit për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.
Ndërsa, ministri, Besian Mustafa tha se dikasteri i tij ia ka dalë në mbështetje bujqve në këtë periudhë pandemie.