Nëndetëse ruse pranë gjirit të Vlorës? Avioni dhe helikopteri i NATO-s sillen mbi Karaburun

E publikuar: 06/11/2023 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy mjete fluturues në NATO-s qëndruan për minuta të tëra në qiellin e Vlorë gjatë ditës së sotme duke bërë rrolliume vëzhgimi në zonën mes Karaburunit dhe një detit në drejtim të Italisë.

Bëhet fjalë për një avion vëzhgimi i tipit Boeing RC-135, i ngritur nga baza e Kretës si edhe një helicopter Blackhawk, i cili iu bashkua avionit pasi ky i fundit ndodhej për një kohë më të gjatë në zonë.

Lëvizjet e tyre janë ndjekur me mjaft interes edhe përmes Flightradar, ndërkohë që mbeti mister shkaku. Megjitatë, siç mëson AlbEu ka të dhëna se avioni dhe helikopteri i NATO-s ishin duke vëzhguar për një nëndetëse ruse që dyshohet se ndodhej aty pranë.

E njëjta skenë ka ndodhur edhe herët e tjera kur anijet amerikane kanë zbritur nga baza në veri të Italisë për në qendër të Mesdheut.

Kanali i Otrantos është vendi nga ku Flota e Gjashtë amerikane zbret nga Adriatiku Verior për në brendësi të Mesdheut dhe zona është shpesh e vëzhguar edhe nga anijet dhe nëndetëset ruse. Mësohet se rusët kanë të paktën dy nëndetëse Kilo Class në Mesdhe, të vendosura në bazën e Latakias, krahas disa anijeve dhe përmes tyre përpiqen të tregojnë prezencën në Mesdhe.

Pjesë thelbësore e Flotës së Gjashtë amerikane është aeroplanmbajtësja Gerald Ford, e cila kryeson grupin e anijeve të tjera ushtarake, të cilat këto ditë janë vendosur në Mesdheun Lindor pas bombardimeve izraelite në Gaza./albeu.com