“Nënat e Srebrenicës kanë të drejtë të padisin Serbinë”

E publikuar: 23/11/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Munira Subashiq ka pohuar se shoqata ka të drejtë ta padisë Serbinë dhe Republikën Serbe.

Ajo vuri në dukje se kjo e drejtë “definitivisht ekziston pas vendimit të shkallës së parë të Ratko Mlladiq”, raporton Vecernji.

Ndryshe, nënat e Srebrenicës janë të kënaqur me vendimin e nxjerrë për Ratko Mlladiqnin, mirëpo konsiderojnë se “vetëm ai nuk mund të paguaj për të gjitha viktimat”, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Hagës dënoi Ratko Mlladiqin të mërkurën, në procedurën e shkallës së parë, e burgim të përjetshëm, gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera të luftës.

Në Sarajevë, për këtë vendim u shprehen të kënaqur, ndërsa në Serbi u shpreh keqardhje.