Nënat e Srebrenicës i falënderohen Vjosa Osmanit: Fjalimi rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm

E publikuar: 24/04/2024 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në faqen e tyre në X shkruajnë se fjalimi i Osmanit rreth gjenocidit serb, do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani, e gjithë bota e dëgjoi fjalimin e saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!” – thuhet në falënderimin e tyre.