Nenad Rashiq dështon të bëhet nënkryetar edhe pse kishte mbështetjen e madhe të Kurtit e VV, eliminohet nga gara

E publikuar: 30/08/2025 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti serb Nenad Rashiq s’ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar Kuvendi as për herën e tretë.

Pro tij ka votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë nga pakicat joserbe.

Ai mori 56 vota për, asnjë kundër dhe 21 abstenime.

Rashiq u eliminua nga gara dhe ka mbetur vetëm deputeti Igor Simiq.