Nëna tregon arsyen rrëqethëse, pse nuk duhet lëshuar bashkë me fëmijën nëpër tobogan (Foto)

E publikuar: 27/06/2018 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë që ia theu këmbën fëmijës së saj njëvjeçar, derisa po lëshohej nëpër tobogan, e ka shpërndarë imazhin për t’ju ngritur vetëdijen prindërve, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë.

Heather Clare Nga Nju Jorku, e ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook, për të treguar rastin rrëqethës, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fotografinë, bërë ta bërë sa më të besueshëm, transmeton Telegrafi.

“Jam lëshuar edhe me fëmijën e parë, por me Meadow ishte ndryshe dhe shkoi keq. Gjithçka dukej normale, vetëm kur ajo nisi të qajë”, ka shkruar Clare.

Aksidenti gjatë lëshimit në tobogan

Me të shikuar këmbën e vogëlushes, ajo e pa që diçka nuk ishte në rregull, por as që mendonte se ishte thyer gjatë lëshimit nëpër tobogan.

Imazhi që ishte shkrepur nga bashkëshorti saj, e tregon momentin kritik, kur këmba është zënë mes trupit të saj dhe pjesës anësore, duke bërë që ashti i njomë të thyhet me lehtësi.

Meadow me këmbën në allçi

“Gjendja e saj është e mirë dhe çdo ditë e më shumë, është më e shkathët edhe pse e ka këmbën në allçi. Ndjehem në faj, që isha shkaktare e aksidentit”, ka përfunduar shkrimi saj.

Shumë shikues pranuan se e kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa e shpërndanë fotografinë që e njëjta të mos provohet nga prindërit tjerë. /Telegrafi/