Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht anëtaren e ngushtë të familjes, vajzë e mitur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Sulm Seksual”.
“Më datë 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes”, njoftoi ajo.
Derisa, njoftohet gjithashtu se për t’u siguruar që e mitura të trajtohet me kujdesin e duhur, ajo është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtares nga Qendra për Punë Sociale


















