Nëna raporton dhunimin e vajzës së mitur, i dyshuari bie në pranga pas disa vitesh

E publikuar: 02/01/2026 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua nga Kaçaniku ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur, para disa vitesh ishte sulmuar seksualisht.

Organi kompetent ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se para disa viteve vajza e saj e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e PK-së.