Patience Chando nga Zimbabve, ka lindur një fëmijë të bardhë dhe sy të kaltër, megjithëse vet është e zezë.
Gruaja 36-vjeçare, e cila së bashku me bashkëshortin gjerman ka edhe tri vajza tjera, ka menduar se lëkura saj do të bëhet më e errët, njëjtë sikurse edhe e motrave të saj, transmeton Telegrafi.
Por, Andrea Mariella e vogël, është një bionde tipike, që bënë të gjitha kalimtarët e Hanoverit të Gjermanisë, ta kthejnë sytë për ta parë.
“Më shikojnë mua dhe beben, sikur duan të thonë nga e more. Nuk ka trashëguar asgjë nga unë, dallojmë tërësisht”, është shprehur Chando lidhur me rastin.
Madje, mjekët kanë menduar se vogëlushja mund të ketë ndonjë çrregullim lëkure, pasi nuk mund të dallojë aq shumë nga nëna, por gjithçka është në rregull me të. /Telegrafi/