Një nënë që u zgjua nga britmat e djalit të saj, u tmerrua kur e pa vogëlushin e shtrirë në shtrat dhe një piton gjigand e kishte kafshuar në kokë. Nëna e vogëlushit, Tammy, tha se gjarpri 3 metra i gjatë ishte në kokën e djalit të saj dhe ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në banesë e tyre në Macksville.
Tyler ishte në gjumë dhe u zgjua nga dhimbjet që i shkaktonte e kafshuara e gjarprit. Vogëlushi ishte kafshuar disa herë përpara se nëna e tij të futej në dhomë. Pitoni i vra nga një mik i familjes, i cili më pas bëri edhe një fotografi.
Fotografia e djalit të kafshuar dhe gjarprit të ngordhur, u postuan në Facebook dhe është shpërndarë në më shumë se 2 mijë herë brenda 24 orëve.
/gazeta-Shqip/