Halime Ibriq nëna e Nerdin Ibriq sulmuesit në stacionin e Policisë në Zvornik ka thënë se djali i saj ishte mashtruar dhe se ka ndryshuar tërësisht kohët e fundit .
“Nerdin ka kryer shkollën e Mjekësisë, ka pasur shumë shokë në mesin e tyre dhe serbë. Por kohëve të fundit ka shkuar në Dubnicë afër Kalesias, atje është falur sepse ka thënë se hoxhallarët lokalë këtë nuk e bëjnë drejt”, tha Halime Ibriq.
Siç thotë ajo djali është shoqëruar me disa njerëz që kanë qenë atje.
“I kam thënë se me të diçka nuk shkon. Ka ngrënë pak kohëve të fundit. E kam parë se diçka është duke menduar dhe ka qenë i heshtur”, ka thënë nëna e sulmuesit për TV N1.
“Nuk kam mundur të bëj asgjë, e kanë mashtruar”.
Në sulmin e djeshëm në stacionin e Policisë në Zvornik, Nerdin Ibriq ka vrarë policin Dragan Gjuriq dhe ka plagosur edhe dy tjerë, ndërkaq në shkëmbimin e zjarrit është vrarë edhe vet.
Ndërkohë sot mediat boshnjake bëjnë të ditur se sot është arrestuar edhe një person tjetër që ka lidhje me këtë sulm e që thuhet se është udhëheqës i grupit wahabist në territorin ku jetonte sulmuesi.