Nëna e Kendell Jenner nuk ka pasur as idenë më të vogël për lidhjen e së bijës me Ben Simmons

E publikuar: 02/06/2018 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e Kendel Jenner ka thënë se ajo nuk e ka pasur as idenë më të vogël që vajza e saj Kendall Jenner ka filluar një romancë me yllin e NBA, Benn Simmons.

“Ju po më thoni gjithçka, dhe për herë të parë po e dëgjoj këtë” i kishte thënë Jenner, 62 vjeçare, portalit Extra në Los Angeles, përderisa po merrte pjësë në premierën e American Woman.

Us Weekly ka konfirmuar ditën e mërkurë se me datën 30 maj, modelja 22 vjeçare  dhe ylli i Filadelfias, 21 vjeçar janë në një lidhje.

Simmons kohëve të fundit është ndarë me Tinashen pas disa muajsh lidhjeje. Ndërsa ylli i Keeping Up With Kardashians që nga vera e 2017 ishte  bashkë me Blake Griffin.