Nën asistimin e policisë ndalohen punimet pa leje në një objekt në veri të Mitrovicës 

E publikuar: 12/11/2023 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal për të ndalur punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt në Mitrovicë të Veriut.

Bëhet e ditur se punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

“Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal lidhur me punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt pronë e të dyshuarit kosovar, përkundër se e kishte të ndaluar nga organet komunale. Punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë