Nehat Thaqi është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Qeveria ka emëruar Thaçin për një mandat tre vjeçar.
Thaqi, nënkolonel, ushtroi detyrën e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. Ai në shtatorin e vitit 2016 u arrestua nga Serbia në vendkalimin kufitar në Konçul, me dyshimin se kishte kryer krime kundër serbëve në Lipjan në korrikun e vitit 1999.
Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e koncept dokumentit për dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky koncept dokument është paraparë më planin e punës se qeverisë 2018.
“Kjo dhomë e posaçme mban peng qindra miliona euro që dalin nga privatizimi dhe se miratimi i këtij draft koncepti do ta rrisë funksionalizimin dhe punën në këtë gjykatë dhe do të arrinë t’i ç’bllokojë paratë e privatizimit dhe lidhet po ashtu dhe me përfundimin e mandatit të EULEX-it, pasi që pas 14 qershorit aty s’do të këtë më gjykatës të EULEX-it./koha.net/



















