Nehammer: Austria mbështet shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

E publikuar: 12/01/2023 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

epa08536926 Austrian Interior Minister Karl Nehammer speaks during a press conference with Austrian Chancellor Sebastian Kurz, Austrian Minister for Social Affairs, Health, Care and Consumer Protection, Rudolf Anschober and Austrian Vice-Chancellor Werner Kogler at the Austrian Chancellery in Vienna, Austria, 09 July 2020. EPA/FLORIAN WIESER

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, ka folur edhe rreth tensioneve në veriun e Kosovës.

Ai tha se mbështet shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovës.

Nehammer theksoi se shteti austriak e ka praninë më të madhe të trupave në misionin e NATO-s në vendin tonë.

“Austria e ka numrin më të madh të ushtarëve në KFOR. Kemi diku 300 ushtarë që shërbejnë në Kosovë. Ne e mbështesim shtimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe jemi të gatshëm të dërgojmë trupa shtesë nëse na kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja”, tha ai.

“Ne po ashtu jemi të gatshëm t’i mbështesim dyja palët në dialog. Kam besim që dyja palët janë të afta që ta de-eskalizojnë situatën”, theksoi Nehammer.

Këto komente i pari i qeverisë austriake i bëri në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Klankosova.tv