
Bisedimeve të paqes në Gjenëve, të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, me qëllim dhënien fund të luftës pothuaj 7 vjeçare në Siri, sot pritet t’i bashkohen negociatorët e qeverisë siriane.
Bisedimet filluan dje, me takimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Staffan de Mistura me delegacionin e opozitës.
Pa takimit ai tha se të dyja palët do të kishin shansin për negociata direkte në Gjenevë.
Përpara bisedimeve zoti De Mistura tha se beson se është e mundur që të dyja palët të ngushtojnë dallimet ndërsa do të negociojnë mbi një kuadër të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për hartimin e një kushtetute të re dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Siri.


















