Negociatat me Komisionerin Hahn: Opozita nuk ka lëvizur nga qëndrimet

E publikuar: 17/05/2016 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të Gazetës Express bëjë me dije se gjatë takimit të sotëm me Komisionerin Hahn, partitë opozitare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.
Siç merr vesh Gazeta, në takim opozita ka kërkuar zhbërjen e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ndërsa ka kërkuar edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Burime të Gazetës bëjnë me dij se se kreu i PDK’së Kadri Veseli ka kërkuar që për të zhbllokuar situatën fillimisht demarkacionit të procedohet në Kuvend e pastaj marrëveshja të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar. Por, kjo është tërhequr pasi opozita ka refuzuar propozimin e Veselit.

Po ashtu bëhet e ditur se Veseli ka kërkuar zhbllokimin e urës mbi lumin Ibër duke thënë se kjo është në funksion të përparimit në dialog me Serbinë. Ai po ashtu ka kërkuar që në Veriun e Kosovës të ndalet ndërtimi i banesave kolektive që është i mbështetur drejtpërdrejtë nga Serbia.

Ndërsa duke folur për demarkacionin me Malin e Zi si kusht të vizave një gjë e tillë duhet të jetë kusht edhe me Serbinë./Gazeta Express/.