Nesër dalin rezultatet e pranimit në konvikte

E publikuar: 21/09/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, nesër do të shpall rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018.

Rezultatet mund t’i gjeni në faqën zyrtare të QS-së, qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Konkursi ishte i hapur, nga data 06 deri 14 shtator 2017. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 6980 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500.

Afati për ankesa eventuale është me datat 25 dhe 26 shtator 2017 e cila bëhet përmes sistemit online në adresat e shënuara më lartë.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.