Nebi Qena emërohet zv.drejtor i Videos për SHBA në AP, ish-presidentja i gëzohet lajmit: Kosovari i parë në këtë pozitë

E publikuar: 20/04/2025 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në agjencinë prestigjioze të lajmeve, Associated Press.

Ky lajm e ka gëzuar edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në një postim në Facebook shkroi:

“Nebi Qena emërohet zv. Drejtor i Videos për Shtetet e Bashkuara në Associated Press, kosovari i parë në këtë pozitë. Krenar për familje dhe për vendin. BRAVO Beni”.

Gazetari kosovar ka qenë drejtues i redaksisë së lajmeve në AP për shumë vjet.