“Në xhenet gratë do të mbeten të virgjëra edhe pas marrëdhënies”, hoxha habit me deklaratat e tij

E publikuar: 25/08/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Një hoxhë nga Kosova ka habitur me deklaratat e tij lidhur me atë që do të gjejnë besimtarët myslimanë pas vdekjes në xhenet.

Hoxha, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thotë në fjalën e tij se besimtarët në xhenet do të kenë fuqi sa 100 burra. Gjithashtu ai flet në fjalën e tij edhe për gratë.

“Nëse një njeri do të dëshirojë të pijë diçka, do t’i vijë ibriki në dorën e tij. Dhe ai e pi ujin dhe ibriku largohet vetë në vendin e vet. Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai nderpret fluturimin dhe të vjen i pjekur. Gratë e xhenetit janë më të bukura, më të pastra. Allahu kur i përshkruan gratë thotë se janë symëllagë të ngjashme me margaritarët e ruajtur. Do të jenë vajza të reja me gji të dalluar me një moshë. Ato janë bërë beqaresha të dashura për burrat e tyre. Pasi që kryen marrëdhënie me të, asaj i kthehet prapë beqaria, nuk do të ketë menstruacione, as nuk do të lindin”,- thotë ai ndër të tjera.

Për më tepër ndiqni videon e plotë: