Në veturë gjeti thonj artificial dhe drogë, menjëherë mendoi se burri po e tradhtonte – pastaj të dy mësuan të vërtetën (Foto)

E publikuar: 14/05/2018 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muhannad (32), baba i dy fëmijëve i cili jeton me familjen e tij në Londër, kishte disa ditë duke tentuar ti shpjegonte gruas së tij se ai nuk po e tradhtonte dhe ai nuk kishte asnjë ide se prej nga në veturën e tij vinte një erë marihuane dhe se si aty gjendeshin thonj artificialë.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një natë, duke kontrolluar nëse vetura e tij ishte e mbyllur, ai vuri re se çelësi automatik nuk përgjigjej, gjë që nënkuptonte se vetura ishte e mbyllur nga brenda.

Pastaj, siç thuhet më tej, vuri re se dy vetë ishin ulur në veturën e tij.

I tronditur plotësisht, ai i kontrolloi disa herë tabelat për t’u siguruar se ishte vetura e tij.

“U përpoqa ta mbyllja, por një grua që gjendej brenda e hapte gjithë kohën me pajisje. Në fund, arrita t’i mbyllja ato dhe thirra policinë”.

Në thirrjen e tij, u përgjigjën tetë policë, të cilët në vend që të arrestonin dy “uzurpatorët”, vetëm e hapën derën dhe i lanë të shkojnë.

Siç tha ai, pavarësisht nga fakti se atij i ishin vjedhur disa gjëra nga makina, ai është me fat – pasi ata kanë mundur të vjedhin edhe veturën e tij. /Telegrafi/