Qeveria e Venezuelës ka vendosur që punëtorët e sektorit publik të punojnë vetëm dy ditë në javë.
Kjo është paraparë si një masë e përkohshme, për të ndihmuar qeverinë që të kapërcejë një krizë serioze me energjinë elektrike.
Nënpresidenti Aristobulo Isturiz ka thënë se nëpunësit civilë do të punojnë vetëm të hënën dhe të martën, derisa të zgjidhet kriza.
Venezuela po përballet me thatësira të mëdha, të cilat kanë zvogëluar në mënyrë dramatike nivelet e ujit në digën e saj kryesore hidroelektrike.
Por, opozita ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të krizës./rel/