Në vend se të rriste tatimin në pronë, Qeveria do të duhej të merrte këto 6 masa

E publikuar: 24/01/2023 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para se me e rritë tatimin në pronë në këtë formë, Qeveria do të duhej:

Me i rritë pagat sipas inflacionit. Krejt çmimet janë rritë, pagat s’kanë ndryshuar.Me i qitë taksë në dividentë korporatave. P.sh. Bankat fitojnë miliona të cilat i çojnë jashtë Kosovës në formë dividente.

Me përshkallëzu tatimin në fitim për korporata. Aktualisht e kemi të sheshtë. Akumulimi i kapitalit po vazhdon.

Me bë taksë progresive në paga. Paga minimale të rritet. Barra e mbushjes së buxhetit nuk duhet të mbetet te shumica me paga të vogla, kështu ulet pabarazia.

Me vendosë taksë në trashëgimi, që pasuria mos me u koncentru në pak duar vazhdimisht. Familjet që historikisht kanë pasur më shumë prona, po i rrisin ato me kalimin e gjeneratave. Në rastin kur pasuria trashëgohet një përqindje e saj duhet t’i kthehet shoqërisë.

Tatimi në pronë duhet të jetë gjithshtu progresiv. I përshkallëzuar nga madhësia dhe i kategorizuar nga zona ku ndodhet prona dhe natyra e saj. Gjithashtu duhet taksë specifike për pronën e papërdorur.

Ka edhe shumë ndërhyrje të tjera sistemore të cilat mund të bëheshin po të kishte vullnet politik.