Në Turqi arrestohet kosovari që kishte marr rrugën për në ISIS

E publikuar: 08/04/2015 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet turke kanë ndaluar së paku 10 luftëtarë të huaj nga pesë shtete, përfshi Rusinë, Zvicrën e Kosovën, të cilët ia kishin mësyrë Sirisë.
Zyra e Guvernatorit në Gaziantep, provincë turke në kufirin me Sirinë ka thënë të martën përmes një komunikate për media se qytetarë nga Kosova, Siria, Zvicra, Rusia dhe Taxhikistani janë ndaluar teksa po tentonin të “kalonin ilegalisht në Siri”.

Deklarata thekson se shërbimet e sigurimit të Turqisë dyshojnë se qytetarët e huaj ishin nisur për në zonat e konfliktit në Siri për të luftuar.

“TodaysZaman” raporton se të ndaluarit janë: kosovari A.B., siriani H.A., rusët L.I, A.I, Z.A., A.I, dhe F.I. dhe i ndaluari nga Taxhikistani S.A. të cilët do të deportohen pasi të merren në pyetje nga policia, transmeton Koha.net. Ndërkaq, ndaj zviceranëve O.A. dhe M.B do të ngrihen padi se janë pjesëtarë të një organizate terroriste.

Me mijëra të huaj nga vende të ndryshme u janë bashkuar radhëve të grupeve radikale siç është Shteti Islamik dhe Levanti (ISIL), e shumë prej tyre kanë kaluar përmes Turqisë.

Ushtria turke sot ka bërë me dije gjithashtu se ka kapur 15 kinezë duke tentuar të kalojnë ilegalisht në Siri më 5 prill.