Sot është dita e takimit tonë. Them “dita e takimit tonë”, sepse mu para dhjetë vjetësh u takuam dhe u kënaqëm bashkë…
Ishte e shtunë, maj, si ky i sotmi, kur edhe të takova të parën herë. Pas një ndeje të vogël në qytet të kërkova të dilnim me veturë edhe jashtë qytetit, në periferi të Prishtinës. U nisëm rrugës për në Mitrovicë dhe u ndalëm në motelin e parë, jo për të shkuar në dhomë, por për të pirë kafe në oborrin e motelit, i cili edhe ishte i mbushur me mysafirë.
Pas një ndeje bukur të gjatë kërkove të ktheheshim në Prishtinë. Unë, teksa vozisja veturën, ti herë-herë shikoje këmbët e mia, e që nuk dija pse. Për një çast fute dorën midis kofshëve tua, duke e ngritur pak fundin më lart. Pastaj, po të njëjtën dorë e fute edhe ndërmjet këmbëve të mia. Dhe, pa një e pa dy unë ta hoqa dorën lehtë, duke pretenduar se po të refuzoj, por ti këmbëngule prapë dhe e fute dorën pak me forcë.
Në çast të shikova në sy dhe përnjëherë dhashë shenjë të ndalem. Pasi ndala veturën, menjëherë ngadalë e nisa, por tash jo në drejtim të Prishtinës, kah edhe lëviznim. Tash ktheva veturën në drejtim të Mitrovicës dhe në kthesën e parë djathtas e lëshova rrugën e asfaltuar. Hymë në një rrugë të shtruar me zhavorr, e cila nuk e dija as vetë se ku përfundonte. Por, ajo që di dhe mbaj mend, edhe pse kanë kaluar rrafsh 10 vjet, arritëm në pyll të vogël dhe u futëm bashkë me veturë në të.
Zbritëm shpejt e shpejt nga vetura dhe u përqafuam me afsh, sa të dy u rrëzuam mbi bar. Të dy u eksituam nga natyra e gjelbëruar. Filluam të përkëdhelemi… Pastaj, më pëshpërite në vesh, duke më thënë: “Dua sot seks me ty!”.
Dhe, i eksituar nga fjalët tua, nuk më mbeti tjetër veç edhe unë ta tregoja veten dhe pa një e pa dy të zhvesha jo ngadalë, por furishëm, sepse më hipi dëshira dhe nxehtësia për të bërë dashuri me ty. Duke u puthur të dy, unë fillova të thithë buzën tënde të poshtme, për të cilën vdes. Duart tona ishin kudo në trupat tanë…
Ndërkohë, ti buzëqeshe dhe eksitoheshe më fort. Pastaj, m’i more duart dhe m’i vendose mbi gjinjtë tu, të cilët më bëhej se digjeshin flakë… derisa edhe përfunduam me seks, për herë të parë ne të dy, por që vazhduam edhe rrafsh katër vjet radhazi, duke kënaqur njëri-tjetrin e duke përjetuar gjëra të papërsëritshme në jetë.
Prandaj, sot, kur edhe shkruaj, është po ajo datë që bëmë seks ne të dy për herë të parë dhe që bashkërisht e pagëzuam “dita e seksit”.D./Kosovarja/