Sot në stadiumin e Prishtinës po ekspozohen mbi 5 mijë fustane të dhuruara në kuadër të iniciativës për krijimin e instalacionit “Mendoj për Ty”, nismë kjo e realizuar nga artistja Alketa Xhafa-Mripa, dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës së fundit të Kosovës.
Presidentja, Atifete Jahjaga shpreson se me këtë aktivitet sadopak do t`u ndihmohet grave viktima të luftës, dhe ato të ndihen më të lehtësuara ndonëse pranojë fakitin se për to po bëhet vonë, transmeton lajmi.net.
Ajo me këtë rast ka deklaruar se Kosova nuk ka qytetar për të humbur, dhe se do të kujdesen për ato gra, duke i përkrahur për të treguar rrëfimin e tyre sepse turpi nuk qëndron mbi to por mbi ata që kryen krimin.
“Gjetëm përkrahjen e Vlorës që dha fustanin e kur u nënshkrua shpallja e pavarësisë, të vajzave që dhanë fustanin e nusërisë, te Rifat Jasharit që na tha se faji nuk ka qenë i tyre, por dy funde të varura me mbishkrimet me kanë prekur shumë, në njërin shkruante ky është fustani që tregon shumë se çka ka ndodhur”, ka thënë Jahjaga.
Ky është vetëm hapi i parë dhe na mbetet shumë për të bërë. Ndërsa, ekspozita do të jetë e hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes.