Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka realizuar një operacion të suksesshëm duke ia larguar pacientes një tumor të peshës prej 10 kilogramëve.
Pacientja 39-vjeçare e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private.
Sipas tyre, asnjëri nga këto instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.
“Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, Mjeku që trajtoj rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me Mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik.
Ekipa e Mjekëve Specialist dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr.Ramadan Daci – Gjinekolog Obstetër, dr. Gëzim Devolli – Kirurg dhe dr. Besim Kastrati Anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve.
“Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.