Në shtëpinë e Arbana Osmanit…Moderatorja ndan momentet e ngrohta familjare

E publikuar: 24/12/2017 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbana Osmani ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet socale një nga foto më të ëmbla të para ndonjë herë. 

Arbana ka ndarë një foto të djalit të saj që është duke e ndihmuar për të përgatitur kulaçin e Krishtlindjeve.

‘Duke bërë kulaçin për nesër”,-shkruan Arbana në foton e publikur, por si gjithmonë është kujdesur të mos zbulojë fytyrën e vogëlushit të saj. 

Arbana është një nga emrat që ka qëndruar prej vitesh në ekran si më të preferuarat e publikut, por jetën e saj private e ka mbajtur me fanatizëm larg vëmendjes së medias.

Dhe publikimet e saj në rrjetet sociale me bashkëshortin dhe djalin janë shumë të rralla. Pas një periudhe larg ekranit me përfundimin e edicionin e 9-të të Big brother, Arbana është duke përgatitur emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’. /Gazeta Express/