Me fillim nga ora 17:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahen homazhe për nderë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që vdiq në rrethana ende të panjohura në burgun e Prizrenit.
“Do të bëjmë homazhe në shenjë nderimi për Astritin dhe do të shprehim indinjatën tonë të thellë”, ka thënë Sekretari i LVV-së, Dardan Molliqaj, në konferencë të përbashkët me Kryetarin e Lëvizjes, Visar Ymerin.
Të dy ata bashkë, në konferencë thanë edhe se e bëjnë fajtor shtetin për vdekjen e aktivistit të tyre dhe siguruan se ai nuk ka vdekur nga përdorimi i barnave – ashtu siç po thuhet – sepse, “ishte mirë dhe nuk përdoret medikamente”.


















