Në SHBA konfirmohet rasti i parë i transmetimit të “Zika”-s përmes seksit

E publikuar: 02/02/2016 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pacient diagnostifikohet me virusin “Zika” në Teksas, pasi ishte infektuar duke pasur marrëdhënie seksuale me një person të diagnostifikuar më parë, thonë ekspertët shëndetësorë.

Ai bëhet rasti i parë që diagnostifikohet me këtë virus ndërmjet marrëdhënieve seksuale në SHBA, konfirmon qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, transmeton koha.net.

Zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Dallasit thonë se partneri i këtij pacienti u infektua pasi kishte vizituar një vend ku “Zika” është i përhapur.

Gjashtë persona në shtetin Harris, afër Houston janë infektuar pasi kanë udhëtuar në regjione të cilat janë të prekura e ky rast mendohet të jetë i pari që është infektuar në SHBA pa udhëtuar fare.

Drejtori shëndetësor i shtetit të Dallasit, Zachary Thompson tha: Ne tani e dimë se virusi “Zika” mund të transmetohet ndërmjet marrëdhënieve seksuale, dhe kjo e rritë fushatën tonë për ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut që të mbrojnë vetën e tyre, dhe të tjerët”.

© KOHA