Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjithë krerët e qeverive, ministrat dhe bizneset nga rajoni, përcjell Telegrafi.
Në sesionin e kryeministrave të rajonit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Ky Samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.
Aktualisht EBRD në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka investuar mbi 12 miliardë euro.