Kur ndodhi rasti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte me ngulm dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë së asaj kohe, Dhurata Hoxhës, sepse gjithnjë sipas tyre Astriti u vra në duar të shtetit.
Sot kur VV është në pushtet dhe në mënyrë mizore vritet Hamide Magashi bashkë me beben e saj dhe në duar të shtetit, VV përveç postimeve prekëse dhe emocionuese nuk sheh përgjegjësi te Ministria e Drejtësisë e te asnjë mekanizëm që udhëhiqet nga ta.
Ata kërkojnë përgjegjesinë te qendra sociale e QKUK-ja dhe tentojnë të shfrytëzojnë këtë situatë që të depërtojnë tek mekanizmat gjyqësorë ku ende nuk e kanë vendosur regjimin e tyre.
Këtë e kemi parë tek rasti i dhunimit të 11-vjecares e të cilin rast qeveria e shfrytëzoi për shkarkime masive në Policinë e Kosovës që nga drejtori e te poshtë.
Lotët e tyre janë lotë krokodili e situata e re veç një mundësi e re.