Në Rahovec, fiton Smajl Latifi i AAK-së

E publikuar: 19/11/2017 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Smajl Latifi, pas 4 vitesh kthehet në krye të Rahovecit. Kandidati i AAK-së ka fituar me një diferencë të ngushtë ndaj kryetarit aktual Idriz Vehapi.

Latifi ka marrë gjithsej 10 mijë e 483 vota (50,67%), derisa kandidati i PDK-së ka 286 vota më pak.

Totali i votave për Idriz Vehapin e PDK-së, sipas KQZ-së, e cila ka numëruar të gjitha vendvotimet në këtë komunë, është 13.197 (49,31%). /GazetaExpress/.