Në QKUK lindi fëmija i parë djalë i vitit 2016

E publikuar: 01/01/2016 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

2016-a në Kosovë erdhi me lindjen e një djali në klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

22-vjeçarja, Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, është nëna e cila sjelli në jetë fëmijën e parë të këtij viti në orën 00:00.

Sopjani, nëna e foshnjës së porsalindur, për emrin e të cilit nuk ka vendosur ende, tha se ndihet mirë me shëndet dhe shumë e lumtur, raporton KosovaPress.

Të pranishëm, për ta uruar nënën e foshnjës, ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj dhe Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë në QKUK. /KP

bebiii