Një femër është sulmuar nga pronari i banesës ku ajo jetonte me qira.
Rasti lajmërohet të ketë ndodhur dje në mbrëmje në Prishtinë, ku pronari e ka sulmuar fizikisht dhe e ka larguar nga banesa një femër që ishte duke banuar aty.
Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.