Në Podujevë dyshohet për një rast me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për KOHA-n infermieri Brahim Brahimi nga Emergjenca e Podujevës.
Ai ka bërë të ditur se personi i dyshuar ka ardhur nga Italia dhe sot ka pasur shenja që dyshohet për Covid-19.
Tutje ai ka konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar për në Klinikën Infektive në Prishtinë.