Në Pejë, arrestohet kosovari i kërkuar nga Interpol

E publikuar: 27/07/2017 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës i cili ishte i kërkuar nga Interpoli.

Sipas njoftimit arrestimi i tij ka ndodh në fshatin Leshan të Pejës, nga njësiti për persona të arratisur-FAST.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, nga njësiti për persona të arratisur-FAST, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.