Në një bar në Cegran zbulohen gjashtë valltare nga Shqipëria pa dokumente

E publikuar: 09/08/2015 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë rreth orës 1 e 20 min me urdhër për kontroll nga Prokuroria në Gostivar, nga ana e zyrtarëve të MPB dhe DAP u krye kontroll në objektin “Nota” në Cegran të Gostivarit.

Gjatë realizimit të urdhrit për kontroll, pronari i objektit Sh.Sh. verbalist e ka sulmuar njërin prej policëve dhe ka dashur që fizikisht të përballet me to, pas së cilës ka ikur nga objekti. Pas kryerjes së kontrollit në objekt janë gjetur tetë nënshtetasve nga Republika e Shqipërisë, gjashtë prej të cilave nuk kanë pasur dokumente identifikimi.

Vajzat janë të moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe janë angazhuar si këngëtare dhe valltare. Të njëjtat janë dërguar në stacionin policor në Gostivar.

Në orën 04:00, I.SH.(1972) vëllai i pronarit të objektit “Nota”, i paftuar ka shkuar në stacionin policor dhe ka sjell me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të prangosurat, të cilat gjatë momentit të prangosjes nuk kanë qenë në dorë të tyre.

Objekti me vendim të DAP është i mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po ndërmerr masa për dokumentimin e tërësishëm të rastit.

© ZHURNAL.mk