“Për kryeministrin shqiptar në këtë moment më e rëndësishme sesa politika është që ndeshja me Përfaqësuesen e Serbisë të kalojë pa incidente dhe që ai këtë ndeshje ta përcjellë ashtu siç është paralajmëruar tashmë, në shoqëri me Aleksandar Vuçiç”, shkruan “Danas”.
I njëjti burim i paidentifikuar citohet t’i ketë thënë gazetës “Danas” se “Thaçi ka hequr dorë nga prania në ndeshjen që do luhet në Elbasan, më 8 tetor, dhe se për këtë kabineti i kryeministrit shqiptar tashmë e ka njoftuar kryeministrin Vuçiç” dhe se “pritet që ai tani të marrë vendimin për ardhje në ndeshjen e futbollit”.