Në një konferencë të jashtëzakonshme, 40 anëtarë të Vetëvendosjes kumtuan sot se japin dorëheqje nga partia. Në mesin e tyre ishte koordinatorja e qendrave të VV’së, Teutë Rrusta; dhe koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi si dhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, njëri nga bashkëpunëtorët e Shpend Ahmetit, Adonis Tahiri. Kësisoj, Ahmetit që edhe më tej nuk ka bërë zyrtar qëndrimin e tij, po i ngushtohet rrethi në parti.
Në valën e sotme të dorëheqjeve ishte edhe ajo e Adoni Tahirit, zëdhënësit të komunës së Prishtinës. Edhe pse Shpend Ahmeti po shfrytëzon kohën deri në ndarjen e tërësishme të partisë, akoma pa u pozicionuar kah ndonjëri krah, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë po tregojnë anën se ka mund të jetë ai.
Pasi ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, që ishte njëriu më i afërt i Shpend Ahmetit që nga inkuadrimi në Vetëvëndosje, sot zyrtarisht është larguar edhe Adonis Tahiri. Të dy i përkasin krahut të të pakënaqurve nga Albin Kurti, tani kryetar i Vetëvendosjes. Megjithatë, numri i të njerëzve të afërt me Ahmetin është edhe më i madh.
Bashkë me Tahirin, sot dhanë dorëheqje edhe Teutë Rrusta dhe Nol Nushi.
“Vetëvendosje nuk është më e njëjta, ka garë, kush çka në cilin pozicion, ne nuk mund ta gjejmë më shpresën në Vetëvendosje”, ka thënë Rrusta, e cila ka shtuar se në Lëvizje është shkelur çdo kriter dhe për të ruajtur vlerat tona politike e vetmja rrugë është ndarja.
Rrusta mes tjerash ka kërkuar, që Albin Kurti të mos e quajë veten “Babë”, pasi që nuk është dhe të mos e luajë me moralin e vajzave dhe grave që janë në lëvizje.
Ndërsa Nol Nushi ka bërë të ditur se dorëheqja është duke u bërë vetëm nga Vetëvendosja, kurse pozitat e asamblistëve ata që i kanë do t’i mbajnë.
Teuta Rrusta ka thënë se e vetmja rrugë për të vazhduar secili bindjet e tyre politike është ndarja e VV-së.
Sot gjatë ditës, pas thirrjes së kësaj konference nga Rrusta e Nushi, Vetëvendosje përmes një komunikate tha se që të dy më nuk janë pjesë e Lëvizjes, pasi kontrata u ka skaduar të dyve për mosrespektimin e rregullave. /Express/















